Lajme
Pjesëmarrje e ulët në testimin masiv në Austri
Gjithnjë e më shumë vende evropiane tani po zgjedhin testimet masive si një mënyrë për të luftuar pandeminë, të tilla si Austria, ku pjesëmarrja në testet vullnetare ishte mjaft e ulët, në disa rajone vetëm një e treta e popullsisë u testua. Një nga arsyet mund të jenë problemet e shumta teknologjike me regjistrimin online.
“Duhet të provoja për disa orë përpara se të kisha mundësi të regjistrohesha online për testimin”, shprehet një grua.
Megjithatë, testet masive në mbarë vendin, të planifikuara para Krishtlindjeve, kanë për qëllim të parandalojnë një rritje të rasteve të reja me Covid-19 gjatë pushimeve, të paktën është ky plani i Ministrit të Shëndetësisë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Qëllimi është të gjurmojmë ata qytetarë që nuk e dinë se janë të infektuar, ata që nuk kanë simptoma”, ka deklaruar Rudolf Anschober, ministër i Shëndetësisë.
Sidoqoftë, testet e shpejta janë të prirur edhe të gabojnë, rezultatet pozitive rishikohen me metodën PCR.
Pak javë përpara Austrisë, Sllovakia kreu testime masive në të gjithë vendin. Por Bratislava papritmas anuloi raundin e tretë të testimit, që ishte një surprizë e madhe. Sipas Shoqatës Mjekësore të Austrisë, testimi masiv është megjithatë një masë e rëndësishme.
“Në Sllovaki, testimi masiv funksionoi shumë mirë ne dy raundet e para dhe mendoj se testimi i tretë u shty për shkak të konflikteve politike”, thotë Thomas Szekeres, president i shoqatës mjekësore në Austri.
Ndikuan jo vetëm konfliktet, por edhe pasiguria. Sipas ekspertit është e paqartë nëse bllokimi apo testimi masiv uli numrin e infeksioneve në Sllovaki.
“Testimi masiv nuk është me të vërtetë gjëja e parë që do të propozonin shkencëtarët. Pse? Sepse nuk është shumë e fokusuar. Çështja me një masë e tillë qëndron këtu: cilat pjesë të popullsisë do të marrin pjesë? Dhe kjo është sikur të peshkosh në errësirë”, shprehet Niki Popper, studiues dhe këshilltar i qeverisë.
Sidoqoftë, të gjithë ekspertët bien dakord për një gjë: në mënyrë që testimi masiv të jetë efektiv, duhet të përsëritet. Në Austri ka plane për të testuar edhe një herë popullsinë në fillim të janarit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










