Ukraina
Pjesa lindore e Bakhmut kontrollohet nga Rusia, pjesa perëndimore nga Ukraina
Luftimet në Bakhmut në Ukrainë janë duke vazhduar. Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka njoftuar se grupi paraushtarak Wagner kontrollon pjesën lindore të qytetit, derisa pjesë tjetër kontrollohet nga Ukraina.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se forcat ruse po tentojnë të përparojnë drejtë pjesës perëndimore të Bakhmutit që kontrollohet nga ushtria ukrainase, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Për Rusinë, marrja nën kontroll e qytetit do të thotë një hap më shumë drejt kontrollit në gjithë rajonin e Donbasit.
Në Kiev të premten është rikthyer furnizimi me energji elektrike pasi sulmet kishin shkatërruar infrastrukturën.
Pas sulmeve ajrore të Rusisë në gjithë Ukrainën, nga autoritetet vendase njoftua se furnizimi me energji elektrike është kryer në rajonin e Odesas, porse është dëmtuar infrastruktura rëndë në rajonet e Kharkivit dhe Zhytomyrit, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











