Lajme

Pilotët zviceranë mund të hyjnë në grevë në mes të tetorit

Sindikata e pilotëve, Aeropoers, e cila ka negociuar rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës me linjën ajrore kombëtare të Zvicrës, ka hedhur poshtë marrëveshjen e fundit kolektive të punës të transportuesit dhe po kërcënon të hyjë në grevë, përcjell albinfo.ch.

Pilotët thanë se do të pushonin fluturimet më 17 tetor, që bie në mes të pushimeve shkollore në një numër kantonesh – periudha kur shumë familje pushojnë jashtë vendit.

“SWISS nuk ka hyrë mjaftueshëm në çështjen e interesave legjitime të pilotëve të saj”, tha Aeropers, duke shtuar se nëse linja ajrore nuk del me një ofertë më të mirë, sindikata “do të nisë procedurat për një grevë”.