Kosova
Pilotet shqiptare, storie suksesi në punën që bëjnë
Valdeta Mehanja dhe Armela Murati, dy storie sukesi në fushën ushtarake
Njëra nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, pilotet që po lavdërohen nga Shtetet e Bashkuara, transmeton albinfo.ch.
Valdeta Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet që po konsiderohen storie sukesi në fushën ushtarake.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një shkrim për suksesin e tyre, duke i cilësuara si të “parat” në punën që bëjnë.
Postimi i plotë:
“Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21. DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere”, thuhet në shkrimin e ambasadës.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












