Kosova
Pierre Kohler, këshilltar në MMPH
Në kuadër të funksioneve të tij politike ai mban lidhje të ngushta me komunitetin kosovar në Zvicër dhe merr pjesë në disa misione në Kosovë
U.D. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi, ka emëruar këshilltar të jashtëm, Pierre Kohler, ish-kryetarin e Komunës së Delemontit të Republikës së Kantonit Jura në Zvicër, transmeton “Zëri.info”.
I zgjedhur në Qeveri në moshën 29 vjeçare (1993), si ministër, ai emërohet në krye të Departamentit të Mjedisit dhe Pajisjeve nga 1993 deri në 2002 (njëherësh dhe kryetar i Qeverisë në 1995 dhe 2000). Kohler pastaj zgjidhet në Parlamentin Zviceran, në Këshillin Kombëtar dhe më në fund zgjidhet Kryetar Bashkie në Delémont, nga 1 janari 2009 deri më 21 mars 2015, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të funksioneve të tij politike ai mban lidhje të ngushta me komunitetin kosovar në Zvicër dhe merr pjesë në disa misione në Kosovë.
Si këshilltar kombëtar, ai është themeluesi dhe kryetari i Grupit ndërparlamentar zviceran-kinez (2005-2008).
Si ministër i Mjedisit, ai urdhëroi sanimin e deponisë së mbeturinave më rrezikshmëri speciale në Bonfol, sanim i cili kushtonte gjysmë miliardë franga zvicerane. Në vitin 2002, ai përfaqësoi Zvicrën në Samitin e Tokës-planetarë në Johanesburg (Afrikë e Jugut).
Ai ka qenë gjithashtu kryetar i komiteteve të Via Jura (Moutier) dhe Pays Romand – Pays Gourmand, nënkryetar i komitetit të Ekologjisë Liberale dhe Agjencisë për Energji të ripërtërishme dhe të efiçencës Energjitike (AEE). Pierre Kohler e ndal karrierën e tij politike në vitin 2015 dhe fillon në artin bashkëkohor (kursin historik në Drouot në veçanti) dhe krijon një muze unik të artit optik në Evropë, thuhet në komunikatën lëshuar për media nga MMPH.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










