Kultura
Petrit Çeku, intendant i festivalit të muzikës klasike “:alpenarte”
“Me Petrit Çekun, posti i intendantit është plotësuar me personin perfekt. Çeku i lindur në Kosovë në vitin 1985 konsiderohet si njëri ndër kitaristët më interesantë të kohës sonë..."
“:alpenarte-Festival” në Schwarzenberg (Austri) këtë vit e ka sezonin e vet të dytë ndërsa koncepti mbetet i njëjti. Bëhet fjalë për një festival “më ndryshe”, ose alternativ, të muzikës klasike.
Por të rinj janë drejtuesit e tij. Udhëheqës artistik është klarinetisti 31 vjeçar Sebastian Manz. Ndërsa intendant (“intendent in Residence”) i festivalit, gjegjësisht i katër koncerteve që do të mbahen në muajin prill, është Petrit Çeku, shkruan vol.at.
Kitaristi nga Kosova, pritet të vendosë fokusin e festivalit në instrumentin e tij. Funksioni që i është besuar atij ka të bëjë me sezonin pranveror të festivalit (prill), ndërsa sezoni vjeshtor mbahet në vjeshtë, transmeton albinfo.ch. “Histoire du Tango” do të jetë si një pe i kuq që përshkon koncertin e hapjes.
Në mbrëmjet e radhës në program janë krijime të Mocartit e të Bethovenit ashtu sikurse edhe vallet popullore rumune të Bela Bartokut dhe “Junglebook-Medley”.
“Me Petrit Çekun, posti i intendantit është plotësuar me personin perfekt. Çeku i lindur në Kosovë në vitin 1985 konsiderohet si njëri ndër kitaristët më interesantë të kohës sonë. Ai e bën kitarën të prezantohet në një dritë krejtësisht tjetër”, thotë Manze, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se repertori i krijimeve peër kitarë në literaturën muzikore klasike të perëndimit nuk është aq i pasur, Çeku dhe Manze kanë bërë aranzhimin e shumë nga krijimet që do të interpretohen në festival dhe që do të dëgjohen për herë të parë aty. “Aranzhimet e bëra për `alpenarte` tregojnë se si është dukur bota muzikore në shekullin 16, para se të zbulohej pianoja”, ka thënë kitaristi i shquar, Petrit Çeku.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












