Kosova

Petkoviq: Kurti do të nxisë tensione

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka parë si provokim vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në veri.

“Një ditë para ciklit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi të ngrejë tensione të reja, kur vizitoi gjatë ditës Leposaviqin dhe Zubin Potokun – dy komuna të banuara me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviqi e akuzoi KFOR-in dhe EULEX-in që e lejuan vizitën.

“Kurti s’ka çfarë të kërkojë në veri, ku nuk është i mirëpritur. Fakti që i gjithë Leposaviqi u bllokua kur ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste kryetar i rremë, dëshmon se për çfarë demonstrimi të forcës bëhet fjalë. Gjithashtu, fakti që të gjitha rrugët janë bosh në Leposaviq dhe Zubin Potok tregon se populli serb shfaq përbuzje ndaj provokimit të Kurtit”.