Sport
Peshëngritësi shqiptar humb ndjenjat pas garës
Calja, që zuri vendin e katërt në dygarësh, kaloi disa orë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e mirë
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja, ka humbur ndjenjat pas garës në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në SHBA.
Calja, që zuri vendin e katërt në dygarësh, kaloi disa orë në spital, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e mirë.
“Hëngra ushqimin para garës dhe fillova të kisha disa dhimbje barku, mendova nuk ishte asgjë, por me kalimin e kohës po shtoheshin këto dhimbje. Nuk mbaj mend asgjë nga provat e fundit me 180 KG, menjëherë sapo u largova nga pedana humba ndjenjat dhe më dërguan në spital”, deklaroi për Top Channel peshëngritësi.
Sipas raportimit, Calja ka qëndruar në spital për pesë orë ku i është dhënë ndihma e shpejtë dhe më pas janë bërë analizat. Mjekët i kanë thënë sportistit se ka pasur një dehidratim 3 herë mbi normat dhe kjo i ka sjellë humbjen e ndjenjave. Tashmë është normalizuar sa i përket gjendjes shëndetësore për sportistin shqiptar dhe pas kësaj situate, Calja tregon se pavarësisht të gjithave është i kënaqur për rezultatin e arritur.
“Të jesh i katërti në botë nuk është një rezultat i keq. Vendi ynë në hartë nuk është as sa një majë stilolapsi, jo më të dalim të katërtit në botë, duke pasur parasysh kushtet. Megjithatë më vjen inat sepse humba një medalje të artë në shtytje dhe një të argjendtë në dygarësh”, tha Calja.
Briken Calja garoi në peshën 69 kg, në stilin e shkëputjes u rendit i katërti me 142 kg, ndërsa stilin e shtytjes, ai u rendit në vendin e pestë pasi ngriti 175 kg. Në total në dygarësh Briken Calja u rendit në vendin e katërt me 317 kg.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











