Lajme
Përse nuk u mbështet 2030-ta si vit pranimi i Ballkanit në BE
Duket se shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore për pranimin në BE nuk po përmbushen as në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Referuar agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, në deklaratën përfundimtare të samitit theksohet garancia e pranimit në BE, por vendimet për anëtarësimin do të varen nga përpjekjet për reforma,
Në Brdo kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër një date të caktuar për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Nuk sjell asgjë një afat që në fund na vendos nën presion”, tha Merkel në samitin me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo.
Sllovenia, si vend mikpritës i samitit dhe kryesuese e radhës e presidencës së Bashkimit Evropian kishte ofruar vitin 2030 si kohë të përcaktuar qartë për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses me propozimin e saj.
“Nuk e mbështeta këtë propozim”, tha Merkel. Deri më tani “nga asnjë nga këto vende nuk janë plotësuar kriteret”. Megjithatë Merkel theksoi, se BE ka një “interes të jashtëzakonshëm strategjik” për të pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo e argumentoi këtë me bashkëpunimin në çështjet e klimës dhe migracionit.
Macron: Shtimi me 6 anëtarë të rinj do të kërkonte reforma në BE
Shumë nga krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u shprehën të zhgënjyer për ngecjen e procesit të anëtarësimit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se jo të gjithë vendet anëtare të BE kanë të njëjtën apetit për sa i përket zgjerimit.
Një nga vendet që ka qenë gjithmonë hezituese ka qenë Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron në Brdo u shpreh me nota pozitive, se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, dhe duhet t’u tregohet se janë në zemrën e Evropës, duke merituar investime, bashkëpunim në tregti, por edhe anëtarësim eventual.
“Ne kishim një diskutim të mirë…dëshira jonë është që t’i japim Ballkanit, i cili ndodhet në zemër të Evropës, një perspektivë (evropiane) sërish në plan afat shkurtër”, citon agjencia Reuters.
“Ne duhet të përgjigjemi”, tha presidenti francez duke theksuar, se kjo do të ndihmojë stabilitetin evropian. Por ai shtoi se shtimi i BE me 6 anëtarë të rinj do të kërkonte reforma në procesin e vendimmarrjes në BE që po ecën ngadalë.
Megjithë inkurajimet, presidenti Macron ia doli të vendosë një kufizim të ri. Kështu në deklaratën përfundimtare të samitit, theksohet, se integrimi i vendeve të reja në BE kushtëzohet nga zhvillimi i mëtejshëm i vetë unionit.
Me këtë shtojcë qeveria e Parisit mban të hapur bllokimin e zgjerimit të BE me vende të reja, nëse BE në vitet e ardhshme, sipas qëndrimit francez, nuk do të tregohej si shumë e aftë për kompromis, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
Por jo të gjithë në BE janë hezitues.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, u shpreh se “nëse Bashkimi Evropian nuk i ofron rajonit një perspektivë të qartë, duhet të jemi të vetëdijshëm, se superfuqi të tjera si Kina, Rusia apo Turqia do të luajnë një rol më të madh aty. Rajoni i përket Evropës gjeografikisht dhe i nevojitet një perspektivë evropiane”, u shpreh kancelari Kurz.
Kurse kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins në mbështetje të një perspektive të qartë kohore të anëtarësimit, tha para reporterëve, se Ballkani është “kopshti ynë i pasmë”. /Dw/
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












