CH-Ballkani
Përse Merkel bën mirë që po mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së
Para takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Berlin, kancelarja Angela Merkel është zotuar për mbështetje të mëtejshme Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria, viteve të fundit ka bërë kthesë rrënjësore dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, ka thënë Merkel të hënën.

Angela Merkel ka pritur Edi Ramën në Zyrën e Kancelarisë Federale. Në tekstin zyrtar u tha se bëhej fjalë për marrëdhëniet bilaterale, për çështjet rajonale si dhe për shkallën e afrimit të Shqipërisë me BE-në, shkruan deputeti federal i CDU-së Martin Patzelt në një opinion të botuar në focus.de.
Nga viti 2014 Shqipëria është kandidate zyrtare për hyrjen në Bashkimin Evropian. Rruga e gjatë e Shqipërisë drejt BE-së ka filluar në vitin 2003 dhe ka qenë e ndjekur nga shumë probleme të politikës së brendshme.
Me zgjedhje e ish kryebashkiakut të Tiranës dhe artistit Edi Rama për kryeministër në vitin 2013 u normalizuan marrëdhëniet, përcjell albinfo.ch. Me reformën në drejtësi, të votuar në vitin 2016 u hapën dyert për nisjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në BE. Vendi konsiderohet si stabil, është anëtar i NATO-s dhe ka marrëdhënie shumë të mira ekonomike me BE-në, thotë më tutje Patzelt në komentin e botuar në magazinën Focus. Edhe SHBA mbështet procesin e partneritetit dhe e inkurajon shtetin e vogël të Ballkanit.
Shumë probleme strukturore ndjekin përmbushjen e detyrimeve që ka Shqipëria si për shembull, ai i ngritjes ë porsafilluar të sistemit modern të ujërave, të rrjetit rrugor, administratë dhe në përkujdesjen e mjekësore. Nën kryeministrin Rama janë arritur shumë përparime. Shqipëria po e tregon qartas vullnetin për t`u bërë një partner i besueshëm dhe konstruktiv i Evropës.
Vendi multireligjioz me myslimanë, të krishterë dhe ateistë po e jep një kontribut shumë të mirë për të ngritur një urë të mirëkuptimit në mes të religjioneve, Shqipëria është njohur historikisht për atë se ka pritur me shumë dashamirësi refugjatë nga vende të ndryshme. Pikërisht kjo cilësi të cilën së fundi e ka dëshmuar në vitin 2015-2016 me pranimin e 3000 disidentëve iranianë nga kampi Liberty në Irak, e bën këtë vend si pararojë në fushën e të drejtave të njeriut në Ballkanin, ndryshe të ashpër.
Vizita e sotme e Ramës te kancelarja dhe ajo te presidenti federal (pas vizitës së këtij të fundit në Shqipëri) tregojnë se të dyja palët janë duke bërë përparime serioze në rrugën drejt pranimit të Shqipërisë në BE, përcjell albinfo.ch. Garantues i këtij zhvillimi pozitiv është kryeministri Rama, i cili me mënyrën e tij për t`i zgjidhur problemet, është një hapës i shkëlqyer portash.
focus.de
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor