CH-Ballkani
Përse kaq shumë tërmete në Mesdhe?
Rajoni i Mediteranit është shumë aktiv për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike
Të dielën, Shkupin e ka goditur edhe një tërmet i fuqishëm, ndërsa tërmeti është dëgjuar edhe në Prishtinë, dhe disa vende tjera. Por, pse ndodhin kaq shumë tërmete në rajonin e Mesdhe? Duket se kjo pjesë e Evropës do të përjetojë edhe shumë tërmete tjera.
Janë analizuar tërmetet të cilat për disa muaj kanë dridhur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si tërmete, shkruan e përditshmja nga Maqedonia, ‘Zhurnal’.
Rajoni i mediteranit është shumë aktiv për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike. Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4-10 mm në vit me çka përplaset me pllakën euroaziatike, përcjell albinfo.ch.
Kjo përplasje ka nisur para 50 milionë viteve dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis që sot quhet Mesdheut. Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se ka lëvizje edhe në koren nëntokësore.
Më tej sqarohet se dridhjet më të forta sizmike në mediteran kanë ndodhur në tërmetet e fuqishme në jug të Greqisë nga Peleponezi deri në Krit e më pas edhe në veri-perëndim të Turqisë dhe në zonën jugore të Italisë.
Në këto rajone janë parë tërmete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas tërmeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmir afër Stambollit me 7.6, ku humbën jetën 17 mijë njerëz.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










