Lajme
Bashkimi Europian nuk e ka miratuar ende vaksinën ruse Sputnik V
Vaksina ruse kundër COVID-19, Sputnik V, është ende në pritje të dritës së gjelbër nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) përpara se të shpërndahet në 27 vendet anëtare të BE-së.
Deri më tani vaksinimi me Sputnik V ka nisur vetëm në Hungari, pasi Kryeministri Viktor Orbán kritikoi Bashkimin Europian se po vendoste në rrezik jetët e qytetarëve dhe autorizoi përdorimin e vaksinës për gjashtë muaj, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Vende si Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ruse, ndërsa autoritetet ruse kanë konfirmuar se në total janë 31 shtete që po administrojnë Sputnik V.
Teksa një studim nga revista shkencore The Lancet ka zbuluar se vaksina ruse është 91.6 për qind efikase ndaj rasteve që kanë shfaqur simptomat e COVID-19, Moska dhe Brukseli vijojnë përplasjet për shkak të ritmit të ngadaltë të Entitt Rregullator Europian të Barnave.
Përse po zgjat kaq shumë miratimi për përdorimin e vaksinës?
BE “e angazhuar për të siguruar të dhëna të paraqitura të plota”
Sipas EMA, vaksina ruse është subjekt i të njëjtit proces vendimmarrjeje, ashtu si të gjithë vaksinat e tjera anti-COVID, por problemi qëndron se nuk janë paraqitur të dhënat e plota në mënyrë që të vijojë procesi.
Hapi i parë është “rishikimi i vazhdueshëm” dhe testet klinike.
“Ata duhet të paraqesin të gjitha të dhënat, t’i nënshtrohen një procesi të plotë rishikimi, ashtu si gjithë vaksinat e tjera”, u shpreh Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen për vaksinën e prodhuar nga Rusia më 17 shkurt.
Aktualisht, vetëm tri vaksina kanë marrë autorizimin e BE: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Një e katërt nga Johnson & Johnson pritet të aplikojë për autorizim.
Prodhuesit e vaksinës ruse këmbëngulin nga ana tjetër se kërkesa për rishikim të vazhdueshëm është dorëzuar.
Mungesa e besimit
Fondi rus i pasurisë sovrane, i cili ishte i përfshirë në prodhimin e vaksinës, është shprehur se autoritetet ruse kanë “aplikuar për regjistrimin e vaksinës” më 19 janar.
Për shkak se kjo është vaksina e parë, nga një shtet joperëndimor që do të mund të përdoret në BE, zyrtarë të lartë kanë kërkuar që të inspektohen laboratorët ku është prodhuar vaksina.
“Ata nuk e prodhojnë në Europë, kështu që sigurisht që duhet të ketë një proces inspektimi në ambientet ku prodhohet”, ka deklaruar Von der Leyen.
Ndërsa, Brukseli është treguar disi i matur kundrejt vaksinave ruse dhe kineze, me frikën se Moska dhe Pekini mund të përpiqen t’i përdorin ato si një mjet për të zgjeruar ndikimin e tyre në Bashkimin Europian.
Vetë Von der Leyen ka vënë në pikëpyetje faktin përse Moska është kaq e interesuar për të shpërndarë vaksinën e saj në BE.
“Në përgjithësi, më duhet të them se ende jemi duke menduar përse Rusia, në teori, po ofron miliona e miliona doza, por nga ana tjetër, nuk po bën progres të mjaftueshëm për të vaksinuar popullsinë e vet”, tha presidentja e Komisionit.
Por Rusia i është kundërpërgjigjur menjëherë, duke e cilësuar si “nacionalizëm vaksinash në Perëndim” për shkak se nuk kanë miratuar vaksinat nga Rusia apo Kina.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













