Lajme
Përplasje mes Bidenit dhe Zelenskit
Përplasje deklaratash mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Presidenti Joe Biden konfirmoi se homologu i tij, Volodymyr Zelenski, “nuk i dëgjoi” paralajmërimet amerikane përpara nisjes së luftës nga Rusia.
“E di që shumë mendonin se po e ekzagjeroja, por isha i bindur se kishim informacione të mbështetura në të dhëna dhe analiza të sakta”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Biden shtoi se nuk kishte asnjë dyshim që Putin do ta kalonte kufirin.
“Zelensky nuk na dëgjoi, ashtu si shumë persona të tjerë. E kuptoj motivin, por në fund Putin e bëri”, u shpreh presidenti amerikan. Ai nënvizoi se asgjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë që prej Luftës së Dytë Botërore. Replika e Ukrainës për këto deklarata ishte e shpejtë.
“Presidenti Zelensky u kërkoi partnerëve perëndimorë që të vendosnin sanksioneve parandaluese kundër Rusisë, përpara nisjes së luftës, por nuk u dëgjua”, tha zëdhënësi i presidencës, Sergei Nikiforov.
Gjithashtu kërkoi sqarime të tjera lidhur me deklaratat e Biden. Dy presidentët kanë zhvilluar një sërë bisedash telefonike përpara 24 shkurtit, kur Putin nisi luftën, duke futur mbi 100 mijë trupa në territorin e Ukrainës.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











