Lajme
Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së
Raportohet se dy helikopterë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përplasën mes vete gjatë një misioni stërvitor mbi Kentaki të mërkurën mbrëma, tha një zëdhënëse e ushtrisë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, guvernatori i Kentakit tha se pritet të ketë fatalitete dhe kërkoi nga publiku të luten për të gjithë të prekurit.
“I kemi marrë disa lajme të këqija nga Fort Campbell, pas raportimeve të hershme për një përplasje helikopterësh dhe pritet të këtë viktima”, tha ai në një postim në Twitter.
Por, ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur viktima nga ky aksident, sipas raportimeve nga Reuters dhe New York Times. Zëdhënësja e Ushtrisë, Nondice Thurman, tha në orët e para të së enjtes se nuk dihet gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit.
Incidenti ndodhi në orën 22:00 të së mërkurës (në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes sipas kohës lokale në Kosovë), kur dy ekuipazhe të ushtrisë amerikane po fluturonin me helikopterë të llojit HH60 Blackhawk.
Pas përplasjes, helikopterët raportohet të jenë rrëzuar në Trigg të Kentakit, në perëndim të bazës ushtarake Fort Campbell.
Ushtria lokale e ka konfirmuar se helikopterët e tyre ishin të përfshirë në këtë incident.
“Komanda është aktualisht e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjarët e tyre”, tha një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell për BBC-në.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











