E-Diaspora
Përmendore për mërgimtarët në qytetet shqiptare
Kam dëshirë të organizoj një projekt ku në secilin qytet shqiptar të bëj përmendoren e mërgimtarit me bagazh të zbrazur, e sytë plot mall
Kosova është shteti më i pasur me mërgimtarë, e për çudi nuk e kemi një Lëndinë të lotëve siç e ka Korça.
Se harroj kurrë sa përshtypje më ka lënë kur e kam kuptuar se cili është kuptimi i Lëndinës së lotëve.
Se aty ndaheshin mërgimtarët nga më të dashurit e tyre, por aty nuk përfundonin lotët, aty vetëm se do të fillonin.
Them kështu sepse jo vetëm dikur por edhe tani janë të shumtë mërgimtarët që udhëtojnë ilegalisht e me mijëra shqetësime.
Jo vetëm rruga e pasigurt, por edhe një e ardhme me pikëpyetje pafund.
Po edhe sikur të të presin të gjitha të mirat, e të shkosh me aeroplanin më luksoz, sërish për Atdheun tënd do të vuash, do të ëndërrosh kthimin.
Marrim shembull para një muaji ylli botëror i futbollit Granit Xhaka para një publiku të huaj u përgjigjet mediave zvicerane në pyetjen se ku i kalon pushimet: në Kosovë, në Atdheun tim, u përgjigj Graniti me dashuri e nxitim, duke i lënë të gjithë të pranishmit pa tekst.
Pra mërgimtarët vijnë me dashuri, ata janë engjëjt e atdheut.
Ata janë mbështetja primare në çdo sferë.
U sjellin ide e dashuri
U ndërtojnë shtëpi
U sjellin dhurata
U mbështesin në projekte
U ndihmojnë në derte, në halle e në dasma
Pra mërgimtarët janë shtylla më primare. Ju lutem mos i quani të huaj. Ata janë në vendin e tyre. Bile nëse ndonjëri nuk ka një copë tokë, nuk është keq edhe t`ia falni dikush nga ju vendasit, se ai nuk do ta marrë atë copë tokë në bagazh, por emrin ta ketë atje në tokën e bukur amë.
Por edhe nëse nuk e kemi atje asnjë copë tokë, po ua them troç, se çdo pëllëmbë e trojeve shqiptare është e imja dhe e ndjej në zemër fort.
Pra me moton MËRGIMTARËT JANË KRAHU I DJATHTË I SHQIPTARISË dilni e pritni mërgimtarët me përqafimin më të ngrohtë vëllazëror.
Ndihmoni ata të kalojnë bukur, sepse ata vijnë të lodhur, si nga puna e mërgimit e si nga lodhja e udhëtimit.
Nderojeni mërgimtarin, jo me luks, por me një lule, me një gotë qumësht, me një çaj, me një fjalë të mirë, me një bekim, nderoni mërgimtarët sepse ata meritojnë shumë falënderim.
Pyeta një ditë postën e Kosovës: a keni ndonjë pullë postare me mërgimtarin? Po, ishte përgjigjja, bile më dërguan edhe si duket, dhe më erdhi mirë që janë kujtuar.
Kam dëshirë të organizoj një projekt ku në secilin qytet shqiptar të bëj përmendoren e mërgimtarit me bagazh të zbrazur, e sytë plot mall. Do të duhej qeveria të më përkrahte në këtë ide … do t`i falënderoj den baba den 🙂
Kisha pasur dëshirë që jo lëndina të lotëve, por përqafime të ngrohta të quhen pushimet e tyre.
Duani se janë ata që jetojnë me mall
Duani sepse ata nuk u japin juve për luksin më të madh
Duani se ata një pjesë të jetës për ju e dhuruan
Duani se janë gjaku juaj
Duani se ata ju duan sepse jemi një ani pse nga derti u larguam
Me shpresën se kjo verë do të jetë e bukur për çdo mërgimtar
ju dërgoj të fala të përzemërta atdhetarë
Mërgimtarja që pret me ardhë …
*Ky është një opinion i autores dhe jo domosdoshmërisht pasqyron qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











