Kosova
Përmbyllet me sukses projekti i shtatores së Skënderbeut, dhuratë arbëreshëve
Shoqata "Hora e Skënderbeut": "Realizim i suksesshëm i projektit për t’u dhuruar arbëreshëve të Italisë shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut"
Me rastin e përmbylljes së projektit për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve, dhuratë nga shqiptarët e Zvicrës, shoqata e themeluar enkas për këtë qëllim, “Hora e Skëderbeut” i është drejtuar opinionit publik shqiptar.
Në vazhdim, teksti i plotë i komunikatës
Të dashur shqiptarë,
Siç jeni informuar nga mediet në gjuhën shqipe, më 10 shtator 2023 u themelua Shoqata “Hora e Skënderbeut”. Qëllimi fillestar i kësaj shoqate ishte nisma që, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e gjithanshëm të arbëreshëve të Italisë, t’u dhurojë atyre shtatoren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Shtatorja e realizuar me mjeshtri të madhe nga skulptori nga Kosova, z. Gëzim Muriqi, pati një përkrahje të jashtëzakonshme nga mërgimtarët shqiptarë. Falë kësaj përkrahjeje, shuma e kostos së këtij projekti u realizua nga donacionet e mërgimtarëve shqiptarë.
Pas hedhjes në bronz të shtatores dhe realizimit të plotë të skulpturës, Presidenca e Kosovës, si institucion i vetëm shtetëror që ndihmoi këtë projekt, mori përsipër të mbulojë shpenzimet e transportit nga Kosova në Sicili.
Për kontributin që dhanë në realizimin e suksesshëm dhe inaugurimin e shtatores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, më 30 gusht 2024, në 536-vjetorin e themelimit të vendbanimit Hora e Arbëreshëvet, Shoqata “Hora e Skënderbeut” u shpreh mirënjohje:
– të gjithë mërgimtarëve shqiptarë, të cilët përkrahën financiarisht realizimin e këtij projekti, veçanërisht z. Veli Berisha si nismëtar dhe donatori më i madh financiar;
– shoqatave dhe ansambleve kulturore dhe artistike, që veprojnë në shtetet perëndimore;
– klubeve dhe bizneseve të ndryshme që kontribuuan për realizimin e këtij projekti;
– Presidencës së Kosovës, si i vetmi institucion shtetëror që ndihmoi projektin, duke mbuluar shpenzimet e transportit të shtatores nga Kosova në Sicili.
Një mirënjohje e veçantë shkon për autoritetet e bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe sidomos për kryetarin e saj, z. Rosario Petta, për bashkëpunimin e shkëlqyer që nga nisma jonë e deri në realizimin e këtij projekti, si dhe për qytetarët e Horës së Arbëreshëvet, për mikpritjen e jashtëzakonshme që treguan ndaj mysafirëve që kishin ardhur nga të katërta anët e botës, enkas për inaugurimin e shtatores.
Të dashur shqiptarë,
Pas realizimit të suksesshëm të projektit për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin përballë ndërtesës së bashkisë, përvoja pozitive e bashkëpunimit me autoritetet bashkiake të Horës së Arbëreshëvet rezultoi me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Bashkisë Hora e Arbëreshëvet dhe Shoqatës “Hora e Skënderbeut”. Në të ardhmen shoqata jonë do të angazhohet në gjetjen e formave përkatëse për t’i kontribuuar kohezionit kombëtar dhe lidhjes sa më të fortë me arbëreshët e Italisë.
Shoqata “Hora e Skënderbeut” fton të bashkohen në këtë nismë të gjithë shqiptarët që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që janë të bindur në domosdoshmërinë e përforcimit të kohezionit tonë shoqëror, si parakusht që të tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohemi si komb.
Zvicër, 12 shtator 2024
Shoqata “Hora e Skënderbeut”
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













