Lajme
Përhapja e variantit Delta, Europa shton kufizimet për të pavaksinuarit
Shtetet europiane shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, ndërsa përballen me rritje të infektimeve me variantin Delta. Incidenca 7 ditore e rasteve për 100 mijë banorë në Gjermani është më shumë se trefishuar që prej fillimit të korrikut, bëri të ditur instituti Robert Koch të mërkurën.
Kreu i institutit Lother Wieler paralajmëroi se në vend, kishte nisur vala e katërt e pandemisë. Për të frenuar shifrat në rritje të pandemisë dhe përballë ngadalësimit të fushatës së vaksinimin, kreu i kancelarisë Helge Broun sugjeroi se ata që nuk marrin vaksinën do të shijojnë me pak liri, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
“Personave të pavaksinuar mund t’iu refuzohet hyrja në restorante, bare, kinema apo evente sportive, pasi rreziku që përfaqësojnë për të gjithë të tjerët është shumë i lartë”, deklaroi Broun.
Sakaq në Francë, ligj i iri që zgjeron përdorimin e certifikatës shëndetësore në një sërë zonash të tjera publike do të hyjnë në fuqi më 9 gusht, për të ndihmuar vendin të luftojë me valën e 4-rt të koronavirusit.
Sipas ligjit, vetëm qytetarët që janë vaksinuar me të dyja dozat, që janë testuar negative apo janë shëruar së fundmi nga covid-19 do të lejohet të hyjnë në restorante, kafene, qendra tregtare, palestra e madje edhe spitale.
Deri të martën, 50.5% e popullsisë franceze, apo rreth 34 milionë njerëz janë imunizuar kundër COVID-19. Në 24 orët e fundit numri i infektimeve ditore arriti vlerën më ta lartë në 3 muaj, me mbi 26 mijë të prekur. Rastet janë shtuar edhe në Itali, ku autoritetet paralajmërojnë qytetarët të ruajnë vigjilencën.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta











