Shkurt.ch
Përfundoi “Autosalloni” i 85-të i Gjenevës
Është mbyllur të dielën “Salloni i Automobilave” i Gjenevës, i 85-ti me radhë. Gjatë njëmbëdhjetë ditëve sa ka qëndruar i hapur, ky sallon është vizituar nga 682.000 veta, njerëz të pasionuar pas teknikës dhe automobilizmit, në mesin e të cilëve llogariten edhe 11.300 gazetarë.
Këta numra tregojnë një ngritje të vogël në krahasim me sallonin pararendës, atë të vitit 2014. Një numër më i madh eventual i vizitorëve mbase do të ishte i padëshirueshëm, duke iu referuar infrastrukturës aktuale ka thënë drejtori gjeneral i sallonit, Andre Hefti në cermoninë përmbyllëse. “Ne nuk duam më shumë vizitorë por duam vizitorë të kënaqur”, ka thënë ai.
Në këtë edicion të panairit janë prezantuar më shumë se 130 automjete premiera evropiane dhe botërore në mesin e rreth 900 automjeteve të 220 prodhuesve.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












