Lajme
Perëndimi: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të 2022-ës
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u tha aleatëve europianë se Shtetet e Bashkuara besojnë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022, sipas CNN, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët amerikanë dhe europianë theksuan se është e vështirë të parashikohet saktësisht se për sa kohë mund të vazhdojë lufta, por disa zyrtarë thanë se nuk ka indikacione se qëllimet përfundimtare se pretendimet e Vladimir Putinit kanë ndryshuar dhe nuk ka gjasa që ai të ndjekë një rrugë diplomatike.
Kjo luftë mund të rezultojë në një konflikt afatgjatë, që përfaqëson një ndryshim të dukshëm nga ditët e para të luftës, kur Rusia pritej të merrte në kontroll kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe nënvizon dështimet e Moskës në fushën e betejës.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha të enjten se luftimet do të vazhdojnë “për muaj apo edhe më gjatë”, ndërsa dy zyrtarë të tjerë europianë thanë se luftimet në Ukrainën lindore mund të zgjasin për katër deri në gjashtë muaj.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











