Kosova
Për tre muaj, 90 infermierë kanë marrë licencën që iu mundëson punësimin jashtë Kosovës
Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka thënë se në tremujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 90 licenca të paplastifikuara për infermierë, licenca këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.
Ajo vlerëson se ky numër do të vazhdojë të rritet pas liberalizmit të vizave, ku sipas saj, sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me mungesë të infermierëve.
“Unë veç jam deklaruar, vitin e kaluar kam dhënë statistikat, po këtë vit ka jashtëzakonisht rritje. Në tremujorin e parë janë lëshuar deri në mes të marsit rreth 90 licenca të paplastifikim dhe rreth 18 vërtetime të kodit etik. Çka domethënë që për tremujorin e parë numri është dukshëm i rritshëm, çka unë pretendoj që numri do të jetë në rritje në vazhdimësi, ngase me liberalizimin e vizave tash infermieret, mamitë dhe profesionistët të tjerë shëndetësorë po kanë mundësi t’ i vizitojnë vendet e rajonit, të shohin kushtet e punës, natyrisht i kanë kontaktet me të lehta. Do të vërehet një zbrazësi edhe në vende të punës, një vit e tutje numri do të shihet saktë sa kanë emigruar në vendin e rajonit”, ka thënë ajo.
Gori shton se pagat të cilat marrin infermieret e kanë të pamundur të tejkalojnë muajin pas rritjes së çmimeve.
“Pagat të cilat infermierët i posedojnë janë e pamundur për të tejkaluar një muaj duke pasur parasysh zhvillimin dhe çmimet të cilat çdo ditë e më shumë janë në rritje. Kushtet e punës tash mundësia tjetër dhe standardet e jetës sigurisht në vendet e zhvilluara janë shumë më atraktive dhe ata përveç që po migrojnë vetë po kanë mundësi po u mundësohet që të tërheqin edhe fëmijët edhe familjet e tyre. Çdo njeri nga ne po dëshiron një standard më të mirë jetësore kushte më të lehta të punës pagë më të mirë këto janë gjitha arsyet cilat po i pretendojmë të gjithë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, duhet të ndërmerren masa që largimi i tyre të ndalet, kjo dukuri mund të parandalohet me rritje page e ofrimin e kushteve më të mira të punës.
“Ajo çka unë pretendoj është rritja e pagës në rend të parë, sepse të gjithë ne jemi njerëz dhe të gjithë punojmë për një pagë dhe për një standard më të mirë jetësor. Pas kësaj edhe kushtet e punës kanë një rol të rëndësishëm ngarkesa në punë edhe infermierët, mamitë, edhe profesionistët e tjerë shëndetësorë duhet të inkuadrohen edhe në vendimmarrje kur ata kanë një udhëzim administrativ ose diçka që ata vendoset për të ardhmen ose profesionin e tyre që në këtë proces infermierët, mamitë dhe profesionistët shëndetësorë mos të them fare, po shumë pak marrin pjesë apo janë aktorë të këtyre vendimeve”, ka thënë Gori për Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













