Sport
Për shkak të lojës për Kosovën, Enis Alushi në telashe me klubin
“Me respektin më të madh ndaj krenarisë kombëtare, ai duhet të mësohet të jetojë edhe me pasojat e mundshme. Do të ulemi bashkë me menaxherin e tij dhe do të diskutojmë për të ardhmen”, ka thënë drejtori sportiv i Nuremberg-ut
Enis Alushi sapo ishte kthyer në stërvitje, pasi që për kohë të gjatë ishte i dëmtuar. Klubi i Nuremberg -ut i kishte kërkuar 30 vjeçarit që të mos luante, dhe as të mos udhëtonte për t’iu bashkuar kombëtares së Kosovës, por ai kishte vendosur që të udhëtonte. Madje, ai luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Turqisë (0-2). Ky veprim ka zemëruar tejmase klubin gjerman, Fc Nurnberg.
“Nuk ka çfarë të na shpjegojë. Ai e dinte qëndrimin tonë e megjithatë iku”, tha drejtori sportiv i Nurembergut, Andreas Borneman, shkruan bild.de përcjell “albinfo.ch.
“Me respektin më të madh ndaj krenarisë kombëtare, ai duhet të mësohet të jetojë edhe me pasojat e mundshme. Do të ulemi bashkë me menaxherin e tij dhe do të diskutojmë për të ardhmen”, tha ai, duke lënë të kuptohet se Alushin e presin masa drastike nga klubi i Bundesligës 2 ku mund t’i ndërpritet edhe kontrata të cilën ai e ka deri në vitin 2018.
“Ai nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me klubin tonë, dhe nuk ishte ende integruar mirë në stërvitje”, ka thënë trajneri i klubit Alois Schwartz.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











