CH-Ballkani
Për shkak të dështimeve në privatizim Kosova po detyrohet të paguaj dënime
Për arsye të dështimit të privatizimit të Telekomit të Kosovës edhe kompania “Z-Mobile” po kërkon nga Qeveria e Kosovës 44 milionë euro kompensim
Kompania gjermane “Axos Capital”ka deponuar një ankesë në një arbitrazh ndërkombëtar përmes së cilës po kërkon 50 milionë euro kompensim, për shkak të ndërprerjes së privatizimit të Telekomit të Kosovës, raporton gazeta “Zëri”. Më 4 qershor të vitit 2015 kompania “Axos Capital” e paditi Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID), për shkak të ndërprerjes së privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës.
Kompania në fjalë kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve për privatizimin e Telekomit, por privatizimi u ndal për shkak se nuk e mori bekimin e Kuvendit të Kosovës. Tashti kjo kompani po kërkon nga Qeveria rreth 50 milionë euro dëmshpërblim.
Po për arsye të dështimit të privatizimit të Telekomit të Kosovës edhe kompania “Z-Mobile” po kërkon nga Qeveria e Kosovës 44 milionë euro kompensim.
Me dënime të tilla Kosova tashmë po mësohet. Vetëm pak javë më parë Gjykata Ndërkombëtare në Paris vendosi që Qeveria e Kosovës duhet t’ia paguajë shtypshkronjës austriake “AG Staatsdruckerei” 5 milionë euro për ndërprerje të kontratës për shtypje të pasaportave.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










