Kosova

Për një vit, Zvicra investoi 155.2 milionë euro në Kosovë

Zvicra mbetet investitori i 2-të më i madh i huaj në Kosovë

Pa dyshim se Zvicra për vite me radhë është e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën.

Një perceptim i cilësisë dhe saktësisë i bëjnë produktet dhe markat zvicerane shumë të vlefshme.

Zvicra mbetet investitori i 2-të më i madh i huaj në Kosovë, me 155.2 milionë euro investime të realizuara gjatë vitit 2022, shkruan albinfo.ch.

Po ashtu Zvicra mbetet destinacioni i 1 i eksporteve të Kosovës të shërbimeve të ICT dhe u bë destinacioni i 5-të i eksporteve të mallrave të saj.

Remitencat e dërguara nga Zvicra në vitin 2022 kapin 231.7 milionë euro, që përfaqëson afro 3% të GDP-së së Kosovës.

https://www.eda.admin.ch/countries/kosovo/en/home/dienstleistungen/handelsfoerderung-unternehmen.html