Lajme
Për katër vjet, janë larguar mbi 400 mjekë nga Kosova
Kushtet jo të mira të punës dhe pagat e ulëta, kanë bërë që kuadri specialistik mjekësor të ikë nga Kosova në vende të ndryshme të botës. Vetëm për katër vjet nga Kosova kanë ikur mbi 400 mjekë.
Me kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe me pagesë, nuk janë pajtuar shumë mjekë specialistë, andaj kjo ka qenë edhe arsyeja e ikjes nga Kosova për të kërkuar punë në vende të ndryshme të Evropës e më gjerë.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu, konfirmoi se largimi i mjekëve po ndodh për shkak të kushteve të punës.
“Gjatë një minisondazhi që e bëjmë me rastin e aplikimit për dokumentin e nevojshëm për punësim në shtetet e BE-së, por jo vetëm, shumica janë deklaruar se largohen për shkak të kushteve të punës, pastaj vijnë kualiteti i shkollimit specialistik dhe rrogat”, thotë ai.
Po ashtu Sejdiu tregon që mosha e atyre mjekëve, të cilët vendosin që veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në ndonjë vend tjetër, është kryesisht mosha e mesme, rreth 31-vjeçare.
Po ashtu dr. Pleurati thotë që nuk kanë qëndruar duarkryq, përballë këtij trendi të ikjes së mjekëve nga Kosova, ai pohon që në Ministrinë e Shëndetësisë kanë shkuar me propozime konkrete për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi, por nuk kanë hasur në bashkëpunim nga këta të fundit.
“Ne në disa raste i kem bërë MSH-së propozime konkrete për rregullimin e kësaj çështjeje, si përmirësimi i kushteve të punës, mënyra e ngritjes së cilësisë të shkollimit specialistik, ngritja e pagave si dhe precizimi ligjor për punësimin e afër 300 mjekëve të papunë, por shihet që nuk kemi hasur nga MSH-ja në mirëkuptim apo bashkëpunim rreth kësaj çështjeje”, përfundon ai.
Ndryshe, sipas të dhënave të publikuara në tetor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se më 2020 numri i përgjithshëm i të punësuarve në sistemin shëndetësor ishte 13,518. Prej tyre, 3,555 ishin mjekë specialistë, kurse 8,386 infermierë dhe 1,577 staf jomjekësor. Paga bruto e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri për punën që kryen paguhet rreth 300 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











