Lajme
Pavarësisht vaksinimit, rritja e rasteve me COVID-19 shqetëson autoritetet në SHBA e Britani
Vende në mbarë botën po avancojnë përpjekjet për të frenuar përhapjen e COVID-19, pasi rritjet e rasteve të infektimit kanë çuar në shtimin e vatrave të virusit në mbarë globin, pavarësisht fushatave masive të vaksinimit.
Kështu, në Shtetet e Bashkuara totali i infektimeve ka shkuar mbi 34 milionë e 67 mijë, ndërsa numri i vdekjeve mbi 608 mijë, sipas të dhënave të Qendrës së sistemeve shkencore dhe inxhinierike pranë Universitetit Johns Hopkins.
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi njerëzit se vaksina mund të mos jetë efikase ndaj virusit dhe i inkurajoi ata të ndjekin masat mbrojtëse, si mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës sociale dhe shmangien e turmave apo hapësirave pa ventilim.
Britania e Madhe ka raportuar ndërkohë mbi 54 mijë e 600 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, shifër që e ka çuar në mbi 5 milionë e 386 mijë totalin e infektimeve.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, rezultoi pozitiv me koronavirus ditën e shtunë dhe njoftoi në Twitter se kishte marrë dy dozat e vaksinës dhe se simptomat ishin të buta. Aktualisht ai ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij me familjen.
Ndërkohë, Franca raportoi rreth 11 mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, duke lënë pas rekordin prej 10 mijë njësisht për dy ditë rresht.
Në kuadër të forcimit të masave, nga 18 korriku personat e pavaksinuar nga Britania, Spanja, Portugalia, Qipro, Holanda dhe Greqia duhet të kenë me vete një test jo më të vjetër se 24 orë për të hyrë në territorin francez.
Edhe qeveria greke njoftoi të shtunën rivendosjen e një shtetrrethimi në orët e natës në ishullin Mikonos, pas rritjes së rasteve me infektime./euronews
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









