Kosova
Pasuria e Kurtit: 500 euro kursime vetjake dhe 300 mijë euro kredi
Kredia është e ngarkuar në emër të bashkëshortes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në deklarimin e pasurisë thotë se ka të kursyera mbi 500 euro, ndërsa si detyrime ai ka 300 mijë euro në emër të bashkëshortes.
Sipas formularit të deklarimit i pari i ekzekutivit tregon se do të paguajë qira për tre vjet nga 250 euro në muaj.
Kurti deklaron se ka një banesë prej 67 metrash katrorë, në vlerë prej 400 mijë euro, e blerë në emër të bashkëshortes.
Ai thotë se bashkëshortja e tij ka detyrime prej 300 mijë eurosh në afat për 25 vjet, e marr në emër të blerjes së banesës.
Në këtë formular Kurti thotë se nuk posedon veturë.
Për sa u përket parave të gatshme, ai thotë se ka 529.26 euro kursime vetjake, kurse 10 mijë euro janë në emër të bashkëshortes.
Nga të hyrat mujori, Kurti thotë se nga pozita e kryeministrit merr 1,305.49 euro, ndërsa për tre muaj nga paga në Lëvizjen Vetëvendosje ka marrë 4,200 euro.
2020
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 1,800 euro kursime vetjake dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 8,700 euro
2021
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 300 mijë euro në emër të bashkëshortes
Qira: 250 euro në muaj për 3 vite
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 529.26 euro kursime vetanake dhe 10 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat mujore: 2,705.49 euro dhe 3,915.83 euro në emër të bashkëshortes.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?