Lajme
Ministrja Nagavci kërkon të ndryshohet kalendari i vitit shkollor

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka mirëpritur vendimin e mësimdhënësve që greva në arsim të pezullohet deri në janar të vitit të ardhshëm.
Teksa ka bërë thirrje për shpërndarje të teksteve shkollore te nxënësit nga shkollat që ende nuk e kanë bërë këtë, Nagavci ka thënë se kalendari i vitit Shkollor duhet të ndryshohet.
Ndaj, ka bërë të ditur se menjëherë të hënën do të formojnë grupin punues për të rishikuar këtë Udhëzim Administrativ.
“Do të vazhdojmë punën me intensitet të shtuar në përmirësimin e legjislacionit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës dhe realizimin e shtesës së performancës. Do të vazhdojmë vizitat e takimet në komuna e shkolla për të dëgjuar e adresuar secilën brengë e ide të nxënësve, mësuesve, prindërve e udhëheqësve të shkollave”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, ministrja ka thënë se një muaj i humbur i mësimit është një dëm i madh, andaj “dhe puna e angazhimi i të gjithë neve për të përmirësuar këto humbje, duhet të jetë edhe më i madh”.
“Si Qeveri e Ministri e Arsimit do të vazhdojmë të kemi në vëmendje përmirësimin e kushteve të punës në çerdhe e shkolla, ofrimin e mundësive të barabarta për nxënësit e studentët”, ka shkruar tutje Nagavci.
“Po ashtu, mbështetjen e punëtorëve të arsimit drejt përmirësimit të mësimdhënies së tyre, bashkëpunimin me komunitetet e institucioneve edukativo arsimore, prindërit e nxënësit dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e rezultateve në arsim, për shkolla të sigurta e ambiente miqësore”.
Ndryshe, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva nuk do të ndërpritet, por do të pezullohet.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta shfrytëzojë pezullimin e grevës dhe të reflektojë.
“Qeveria vazhdoi t’i injorojë kërkesat dhe na mbeti e vetmja mënyrë greva, e cila filloi më 25 gusht, duke i dhënë qeverisë një mundësi për dialog. Si këshill grevist i BSPK-së dhe SBASHK-ut jemi të obliguar të veprojmë sipas vendimit të shumicës. Qeveria dhe opinioni le ta dinë që greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar 2023. Këtë rezultat e shton deklarimi i shoqatave të tjera sindikale që nga raporti i tyre thuhet se nga 25 shoqata sindikale, 24 janë deklaruar pro pezullimit të grevës”, ka deklaruar Jasharaj.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor