Kosova
Pas 24 vjetësh në Austri, balerini i famshëm Eno Peçi rimerr shtetësinë shqiptare

Mësohet se koregrafi dhe balerini i famshëm, Eno Peçi, ka arritur të marrë pas 24 vjetësh shtetësinë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Eno u detyrua vite më parë për të hiqte dorë nga shtetësia shqiptare për shkak se Austria nuk e lejon dyshtetësinë. Ndërsa sot, pas 24 vjetësh, për shkak të kontributit të çmuar në Operën Shtetërore të Vjenës si dhe për shkak se Austria lejon dyshtetësinë vetëm për një kategori njerëzish të shquar e me kontribute të veçanta, Eno përfiton të drejtën të rimarrë edhe shtetësinë e vendit të tij.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Eduart Shalsi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale e përgëzon për faktin që nga një djalosh i panjohur arriti në nivelet më të larta të artit elitar vjenez.
“Balerini e koreografi i famshëm shqiptar i Operës Shtetërore të Vjenës, i nderuar me një numër çmimesh të rëndësishme, më kishte shpjeguar rrugëtimin aspak të lehtë që përshkoi prej vajtjes në Austri – vend që e priti fillimisht me skepticizëm – nga një djalosh i panjohur të arrinte nivelet më të larta të artit elitar vjenez.
Duke qenë se Austria nuk e lejonte dyshtetësinë, Eno me qëllim që të jetonte e të punonte në Vjenë për të ushqyer ëndrrën e tij të jetës, u detyrua të dorëzonte shtetësinë shqiptare.
Sot, pas 24 vjetësh kontributi të çmuar në Operën Shtetërore të Vjenës si dhe për shkak se Austria lejon dyshtetësinë vetëm për një kategori njerëzish të shquar e me kontribute të veçanta, Eno përfiton të drejtën të rimarrë edhe shtetësinë e vendit të tij. Mirë se vjen Eno, kësaj here edhe zyrtarisht si shqiptar”, shkruan Eduart Shalsi.
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri