Shqipëria
Pas 18 majit hapen kufijtë tokësorë dhe ajrorë
Në Shqipëri, lëvizjet normale nga toka dhe ajri pritet të nisin pas datës 18 maj.
Pas aludimeve të opozitës se kush fshihej pas Komitetit Teknik për përballimin e epidemisë, kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kësaj strukture të posaçme që merr vendimet për lehtësimin ose shtrëngimin e masave anti-Covid. Ndërsa nga e hëna pritet të hyjnë në fuqi masat e tjera lehtësuese, kreu i Qeverisë kërkoi që kujdesi të jetë maksimal nga institucionet, për të shmangur çdo mundësi për përhapjen e virusit tek personat e paprekur. Ai bëri të ditur gjithashtu se pas 18 majit do ketë shtim të udhëtimeve nga toka dhe ajri.
Lëvizjet normale nga toka dhe ajri pritet të nisin pas datës 18 maj. Pas aludimeve të opozitës se kush fshihej pas Komitetit Teknik për përballimin e epidemisë, kryeministri Edi Rama mblodhi anëtarët e kësaj strukture të posaçme që merr vendimet për lehtësimin ose shtrëngimin e masave anti-Covid, ndërsa bëri të ditur se në varësi të situatës po shikohet mundësia edhe shtimit të numrit të udhëtimeve nga jashtë nëpërmjet tokës dhe ajrit.
Rama: Do të vazhdojmë të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datën 18 janë ato që janë. Pastaj do të vijë procesi i hapjes edhe të flukseve për të hyrë në Shqipëri qoftë nga ajri, qoftë nga toka dhe aty do të jetë një tjetër sfidë.
Por, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e konsideron skandal mbledhjen e Komiteti Teknik nga Kryeministri.
Për Ora News Vasili tha se ky Komitet duhet të drejtohet nga ekspertë dhe jo nga përfaqësues politikë.
Vasili: Komiteti i Ekspertëve nuk drejtohet kurrë nga persona politikë. Nuk ka ndodhur kurrë që një grup teknikësh të mblidhen nga Kryeministri.
Për sa i përket situatës aktuale me koronavirusin, shefja e ISHP-së Silva Bino tha se janë trefishuar testet si dhe është përfshirë mjeku i familjes në gjurimimin e rasteve të reja.
Bino: Kemi trefishuar numrin e testimeve këtë muaj. Kemi dhe një indikator që është 5% pozitivitet. Po përdorim metodika të reja për gjetjen aktive të rasteve, duke përfshirë dhe mjekun e familjes.
Kurba e të prekurve me koronavirusi aktualisht në Shqipëri është e qëndrueshme, me trend rënës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













