Bota
Parisi tronditet nga një sulm në qendër të qytetit
Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta

Tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat në qendër të Parisit të premten, sipas autoriteteve franceze.
Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar Laure Beccuau, prokurore në Paris.
“Janë tre të vdekur, një person në kujdes intensiv dhe dy persona me lëndime serioze. Po ashtu, i dyshuari që është arrestuar, është i lënduar kryesisht në fytyrë”, u tha prokurorja gazetarëve në vendngjarje.
I dyshuari është një 69-vjeçar, ka raportuar BBC.
Prokurorja Beccuau tha se i dyshuari më herët ishte akuzuar për dhunë me baza racore. Ai kishte qenë i dyshuar për sulme me thikë ndaj të paktën dy migrantëve në një kamp në Paris më 8 dhjetor, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta.
Incidenti i të shtënave të së premtes në Paris ndodhi në një qendër lokale kurde, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qarkut 10 të qytetit.
Policia e Parisit në Twitter tha se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar dhe u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në këtë zonë.
“Është panik total, ne jemi mbyllur brenda”, tha një pronare e një dyqani për agjencinë e lajmeve AFP.
Dëshmitarja tha se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri të shtënash.
Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, prokurorët e Antiterrorizmit janë në kontakt me hetuesit, por nuk kanë dhënë indikacione se ka ndonjë shenjë të një motivi terrorist në këtë fazë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti