Lajme
Paralajmërohet shtrenjtimi i biletave të aeroplanit
Bëhet e ditur se çmimet e larta të naftës pritet të ndikojnë në shtrenjtimin e biletave për udhëtimet me aeroplanë, sipas shefit të kompanisë Delta, Ed Bastian, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se ndikimi përfundimtar “varet nga çmimet e kerozinës”.
Çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelin më të lartë në 14 vjetët e fundit, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.
Emirates, Japan Airlines dhe AirAsia janë në mesin e kompanive që kanë thënë se do të rrisin çmimin e biletave.
Para pandemisë – më 2019 – 200 milionë konsumatorë kanë udhëtuar me Deltan, duke e bërë kompaninë e dytë më të madhe në botë për nga numri i pasagjerëve.
Bastian ka thënë se për fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara, çmimi i biletave do të rritet për gati 25 dollarë në biletë, dhe për fluturimet ndërkombëtare çmimi do të jetë pak më i lartë se aq.
Fluturimet ndërkombëtare përbëjnë 35 për qind të biznesit të kompanisë Delta.
Shumë kompani tentojnë të mbrojnë veten nga situata të tilla, duke siguruar karburantet paraprakisht.
Easyjet dhe British Airways kanë thënë se kanë siguruar kerozinën për 60 për qind të nevojave të këtij viti.
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













