Kosova
Paralajmërohet lejimi i dasmave nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin i cili i ndalonte tubimet, aktivitetet sportive dhe punën e pishinave, për çka edhe u paralajmërua mundësia e organizimit të dasmave nga data 1 korrik e këtij viti, por duke respektuar një udhëzues që do të publikohet ditëve në vijim.
Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi, sqaroi se nesër do të dalin me një udhëzues me rekomandime për masat që duhet të merren për këto organizime.
“Nga nesër, do të bëjmë një udhëzues, edhe do të jetë publik për të gjithë. Bashkë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, në grupin punues në kuadër të kësaj ministrie ku edhe ne bëjmë pjesë do ta publikojmë këtë udhëzues dhe besoj se nga data 01.07.2020 do të filloj edhe organizimi i dasmave”, tha Krasniqi për Telegrafin.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për të lejuar punën e transportit ajror dhe rifillimin e punës së autoshkollave, i cili u bë i mundur pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike të cilën e ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi, ditën e nënshkrimit, ndërsa bëhet e ditur që kjo do të ndodhë nën masa strikte të mbrojtjes, në mënyrë që të mos përhapet edhe më shumë sëmundja ngjitëse, COVID-19, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













