Kosova
Parakalon ushtria e Kosovës
Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për herë të parë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovë kanë parakaluar në sheshet kryesore të Prishtinës
Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetori 2018 mori vendim për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij para së të ndodhte parada ka thënë se vendi ka një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë.
Thaçi u ka thënë pjesëtarëve të FSK-së se janë krenaria e Kosovës. Presidenti theksoi se partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, ka bërë që Kosova të dalë fitimtare, përcjell albinfo.ch.
Presidenti Thaçi, ka përmendur edhe marrëveshjen paqësore që duhet të bëhet me Serbinë që sipas tij, kjo nuk duhet të arrihet për ta harruar të kaluarën. “Paqen ua kemi obligim gjeneratave të reja qe do të vijnë, por e kemi obligim të tregojmë sakrificën tonë, projektin kulmorë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vendi ynë ka treguar se kur do të marrin vendime strategjike por edhe kur duhet të bëjmë kompromise. Çdo herë kur kemi qenë të bashkuar kemi fituar”, ka thënë ai.
Haradinaj e Veseli në seancën solemne të Kuvendit thumbojnë njëri-tjetrin
Dallimet mes dy drejtueseve të koalicionit qeveritar në Kosovës për taksën kanë zënë vend edhe në seancën solemne të Kuvendit për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova është e interesuar të ketë marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues.
“Gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë, dhe do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët, me të gjithë. Jemi të interesuar për një marrëveshje tashmë të ditur të quajtur obligative dhe ligjore për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues dhe po ashtu jemi të interesuar në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, vlerësoi kryeministri Haradinaj, duke shprehur respekt për të gjithë meritorët për lirinë e vendit për konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Në mbledhjen solemne nuk kanë marrë pjesë deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa aty ishin të pranishëm kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ish-shefi i OSBE-së, William Walker.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij, tha se shteti i Kosovës është histori e suksesit, por edhe e sfidave. “Në muajt e fundit, keni parë iniciativat e SHBA-së dhe BE-së për një proces përfundimtar të Dialogut. Serbia, deri më sot, nuk ka treguar racionalitet në këto përpjekje për normalizim raportesh me Kosovën. Dialogu me Serbinë nuk është popullor dhe u kushton politikisht atyre që përfshihen në këtë proces.
Por, tani, me kërkesën e vendosur të SHBA-ve dhe BE-së, ne duhet të vendosim drejt, mes asaj që çfarë fitojmë si parti politike dhe asaj çfarë fiton kombi dhe shteti ynë”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se në këtë proces, kalkulimet elektorale, qasjet individuale, protagonizmat dhe inatet nuk i bëjnë mirë Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç














