Lajme
Papunësia, nën 2% në Zvicër
Për herë të parë që nga viti 2001, shkalla e papunësisë në Zvicër është 1.9% në shtator
Raportohet se në muajin shtator numri i njerëzve në Zvicër që kërkonin punë dhe u regjistruan në zyrat rajonale të punësimit ishte 1.9%, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se papunësia nën 2% në Zvicër është për herë të parë që nga viti 2001, shkalla e papunësisë qëndroi në 1.9% në shtator, pak më e ulët nga 2.0% në gusht dhe rënie me 0.7 pikë në bazë vjetore.
Kjo u bë e ditur nga Sekretaria Shtetërore për Çështjet Ekonomike (Seco).
Referuar të dhënave, numri i të papunëve të regjistruar në Zyrat Rajonale të Punësimit ka rënë në 89.526, me një rënie prej 1.846 krahasuar me një muaj më parë dhe 30.768 krahasuar me shtatorin 2021. Është gjithashtu numri më i ulët që nga dhjetori 2001, ndërsa për normën ishte 1.7% në tetor të po këtij viti. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









