Lajme
Papa u mundëson grave të votojnë në takimin global të peshkopëve
Në takimin global të peshkopëve që pritet të mbahet në tetor të këtij viti, Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë.
Kjo ndodh për herë të parë pasi në të kaluarën gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinode, organe këshilluese të papës, si auditore, por pa të drejtë vote.
Rregullat revolucionare, të publikuara të mërkurën, lejojnë pesë motra fetare me të drejtë vote, raporton euronews, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, Papa vendosi të përfshijë atë që dokumenti i Vatikanit e quan “70 anëtarët jopeshkopalë që përfaqësojnë grupet e ndryshme të besimtarëve të popullit të Zotit”.
Papa do të zgjedhë 70 priftërinj, motra të rendeve, dhjakë dhe laikë katolikë nga një listë prej 140 personash të rekomanduar nga konferencat kombëtare të peshkopëve. Konferencat inkurajohen të përfshijnë të rinjtë. Vatikani kërkoi që 50 për qind e 70 klerikëve, të jenë gra.
Në sinode zakonisht marrin pjesë nga rreth 300 njerëz, kështu që shumica e atyre me të drejtë vote do të jenë edhe më tej peshkopë. Megjithatë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm për një institucion që ka qenë i dominuar nga burrat me shekuj.
Rregullat e reja ndoqën dy hapat e mëdhenj që Françesku ndërmori vitin e kaluar për të vendosur gratë në pozita vendimmarrëse në Vatikan.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











