Autotech
“Pantera e Zezë” shitet për 11 milionë euro
“Pantera e Zezë” shitet për 11 milionë euro
Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet thjesht “Vetura e Zezë”, por mund ta quanin shumë mirë edhe “Pantera e Zezë”.
Ky mjet është tepër i kushtueshëm, pasi pronarit fatlum do t’i duhet të paguajë 11 milionë euro për ta bërë të tijën.
Kjo është pa diskutim makina më e shtrenjtë në histori e siç raportojnë mediat britanike, është shitur tashmë.
“Vetura e Zezë” është një version superluksoz dhe “shik” i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic, transmeton “TCH”.
Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze, përcjell albinfo.ch.
Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











