Kultura
Pallatet e ngjyrosura të Ramës, “fitore e ngjyrës mbi indiferencën”
“Megjithatë, kur të kesh parë (në video) se si artisti shqiptar Edi Rama, vetëm përmes ngjyrave e lufton trishtimin socialist në kryeqytet, Tiranë, do të rifitosh pothuaj besimin në artin"

Në fokus të ekspozitës “Heterotipies” në Strasburg është koncepti i Fuko-së për atë se ambientet si varrezat, muzetë ose burgjet, nga njëra anë janë funksionale dhe nga ana tjetër kanë diçka utopike në vete, transmeton albinfo.ch. Avangarda e viteve `20 të shekullit të kaluar mbetet më e avancuar në këtë pikë, shkruan deutschlandfunk.de në një vështrim lidhur me ekspozitën ku prezantohet edhe Edi Rama.
“Dhe, megjithatë, kur të kesh parë (në video) se si artisti shqiptar Edi Rama, i cili që nga viti 2013 është kryeministër i vendit të tij, vetëm përmes ngjyrave e lufton trishtimin socialist në kryeqytet, Tiranë, do të rifitosh pothuaj besimin në artin.
Rama shtresëzon ballkonet dhe elementet tjera të jashtme, shpesh katrore, të blloqeve shumë të zymta të banimit me ngjyrat bazike dhe ia del të sjellë me këtë aq shumë muzikalitet, sa që krijohet një ritëm që rrjedh. Se si është realizuar kjo, mund të kuptohet nga skicat e tij.
Videoartisti Anri Sala përshkon me kamera gjatë natës këto pallate, përcjell albinfo.ch. Disa janë të larme,të tjerat në ndërtim e sipër ose ende gërmadha, ndërsa rruga, një kantier i çrregullt; dhe e gjitha, një dokument heroik i fitores së ngjyrës mbi indiferencën.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz