Kosova
Paguan 4 mijë euro për vizë, mashtrohet qytetari nga Gjakova
Këtë rast të mashtrimit me viza, ky 29-vjeçar thotë se e ka paraqitur në polici në Klinë, në shtator të vitit të kaluar
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të bien në grackën e mashtruesve të vizave për vendet e Bashkimit Evropian.
Një qytetar i ri, me inicialet M.L. nga Gjakova, ka paguar 4 mijë euro për vizë pune në Gjermani për veten dhe vëllain e tij, raporton KTV.
Por, asnjëherë nuk arriti të shkojë e të punojë ashtu siç i premtoi Agjencia për Ndërmjetësim Pune “NAVI” në Klinë. Kushtet e vështira, në të cilat jeton ai dhe familja, thotë se e kanë shtyrë që të provojë të largohet nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
M. L. ka rrëfyer për KTV-në mashtrimin që ia bëri kjo agjenci në janar të vitit të kaluar. M. L., i diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, ka aplikuar disa herë për një vend pune në Kosovë, por nuk ia ka dalë të punësohet.
Ndërsa, pronarëve të Agjencisë për Ndërmjetësim Pune në Gjermani pagesën ua bëri përmes xhirollogarive bankare që tashmë kjo agjenci është mbyllur.
Këtë rast të mashtrimit me viza, ky 29-vjeçar thotë se e ka paraqitur në polici në Klinë, në shtator të vitit të kaluar.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës ka konfirmuar se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet. Kryeprokurori, Agim Kurmehaj, ka thënë se tashmë janë zgjeruar hetimet edhe për disa persona të tjerë si të dyshuar për mashtrim me viza.
KTV-ja ka provuar të flasë edhe me të dyshuarin për mashtrim me viza, Nazmi Berisha nga Klina, por ai nuk është lajmëruar në thirrjet e televizionit.
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












