Kosova
Paga minimale: Kosova e fundit, Shqipëria e parafundit
8 herë ka ndryshuar paga minimale në Shqipëri gjatë 12 viteve.
Lëvizja e fundit ishte në prillin e këtij viti duke arritur në vlerën 32 mijë lekë (120 lekë=1 Euro), 2 mijë lekë më shumë se në vitin paraardhës.
Kapërcimet më të zakonshme nga viti në vit kanë qenë me 2 mijë leke , përjashtuar këtu vetëm vitin 2021, ku ndikuar edhe nga periudha e pandemisë, paga minimale ndryshoi me 4 mijë lekë, ndryshimi më I madh pësuar gjatë viteve.
Në 2010, paga minimale ishte 13 mijë lekë më pak se tani, duke kapur vlerën prej 19 mijë lekësh. Përgjatë viteve 2011 – 2013 paga minimale pati rritje 1 mijë lekë pas çdo viti, duke ndaluar në vlerën 22 mijë lekë në 2013.
Kjo vlerë qëndroi konstante për plot 5 vite, duke u ndryshuar vetëm në 2018, ku paga minimale arriti në 24 mijë lekë, raporton TCh, transmeton albinfo.ch.
Përgjatë viteve 2019 -2020 paga minimale arriti në 26 mijë lekë dhe mbeti konstante përsëri për dy vite, deri më 2021. Është premtuar rritje prej 20 mijë lekësh për 2023.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria është në vend të parafundit duke lënë pas vetëm Kosovën e cila pas debatesh miratoi pagën e re minimale, 250 Euro. Mali i Zi mban vendin e parë me vlerën 533 Euro si pagë minimale, ndjekur nga Serbia 401 Euro, Maqedonia e Veriut 359 Euro dhe Bosnjë e Hercegovina 300 Euro.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











