Kosova
Pacolli: Sot konfirmohet ngritja e statusit në Organizatën e Frankofonisë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se fillimi i samitit të Organizatës së Frankofonisë do t’i shërbejë Kosovës për ngritjen e statusit si vend anëtar.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë anëtarësimi nëpër organizata ndërkombëtare, me theks në Interpol, është mision i madh i vendit, përcjell albinfo.ch.
“Kosova do të konfirmojë sot ngritjen e statusit si vend anëtar i asociuar. Të jesh anëtar i kësaj organizate të rëndësishme politike, do të thotë shumë për Kosovën. Anëtarësimi i vendit tonë në organizata ndërkombëtare do të jetë i pandalshëm. Interpoli, misioni ynë i madh. Siguria dhe paqja ndërkombëtare është synimi i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












