Autotech
Pa telefona, qindra miliona njerëz në botë mbesin pa internet
“World Wide Web” është rrjet botëror i serverëve të internetit që proceson të dhënat përmes kabllove apo satelitëve.
I krijuar nga Tim Berners-Lee në vitin 1989, WWW ka qenë në qendër të rritjes së epokës së informacionit, me ofrimin e qasjes së lehtë në sasinë e madhe të informatave përmes lidhjeve të internetit.
Pavarësisht emrit “Rrjetit të gjerë botëror” ai nuk ishte asnjëherë rrjet i gjithë botës, pasi shumë njerëz nuk kanë qasje në të. Shumë njerëz në botë nuk kanë infrastrukturë për të pasur internet në shtëpitë e tyre.
Megjithatë, për ta kanë dal të suksesshëm telefonat e mençur, që gjatë viteve të fundit po mund të lidhen me internet duke e afruar atë më shumë te popullata e gjerë, transmeton Albinfo.ch.
Sipas një raporti të ri nga “comScore”, vetëm në Indi rreth 70 për qind e njerëzve kanë qasje në internet vetëm dhe ekskluzivisht nga pajisjet e telefonave, duke treguar rëndësinë e këtyre pajisjeve në shpërndarjen e qasjes së në internet në botë. Kjo përqindje është shumë më e ulët në Evropë dhe Amerikë.
Përqindja e përdoruesve të cilët qasen në internet vetëm me telefona:
1. India – 70 për qind
2. Indonezia – 67 për qind
3. Meksika – 37 për qind
4. Spanja – 32 për qind
5. Brazili – 29 për qind
6. Kina – 22 për qind
7. SHBA – 12 për qind
8. Kanadaja – 8 për qind
9. Britania e madhe – 8 për qind
10. Franca – 6 për qind
11. Gjermania – 4 për qind
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









