Lajme
Osmani: Nuk mund ta bëjmë Kosovën Zvicër, por do ta luftojmë korrupsionin
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njëherësh është pjesë e garës zgjedhore të 14 shkurtit, ka folur në një intervistë per Radiotelevizionin e Zvicrës, raporton Albinfo.ch.
Osmani ka thënë se garimi në këto zgjedhje është një përgjegjesi e madhe, pasi siç u shpreh ajo, deri më tani ka pasur abuzim pushteti.
“Çfarë mund të them është që vullneti ynë dhe angazhimi ka qenë dhe do jetë për të drejtat dhe intersat e popullit të Kosovës.
Pa dyshim ne nuk mund të arrijmë ta bëjmë Kosovën Zvicër vetëm për disa vjet, por do të angazhohemi duke i respektuar ligjet dhe interesat e popullit të Kosovës”, është shprehur Osmani.
“Ne nuk kemi nevojë ta rishpikim timonin, por konkretisht ne do i japim fund krimit dhe korrupsionit, që do jetë një favor shumë i madh për shtetin tonë, Kosovën!”, theksoi Osmani tutje.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












