Lajme
Osmani: Nuk ka pasur kërkesë nga SHBA-ja që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe në lidhje me njohjen reciproke.
Ajo e ka quajtur këtë njohje si të vetmen zgjidhje, e cila sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë.
“Njohja reciproke është e vetmja zgjidhje, e cila sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Janë tjetër. Janë tjetër gjë propozimet për marrëveshje specifike, të cilat diskutohen në Bruksel, siç e dini ka qenë çështja e energjisë, akoma vazhdojnë diskutime për fatin e të zhdukurve me dhunë, marrëveshje të cilën Kosova e shtynë me shumë ngulm, apo edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes”, u shpreh ajo.
Osmani tha se nuk ka pasur kërkesë nga SHBA-ja që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke, shkruajnë mediat e Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
“Megjithatë nuk ka pasur kërkesë qoftë nga SHBA-ja apo partnerët e tjerë brenda BE-së që Kosova të heqë dorë nga njohja reciproke, pasi është domosdoshmëri që të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor