Lajme
Osmani: Në krijimin e raporteve Kosovë-Zvicër ka kontribuar edhe diaspora
Në vazhdën e takimeve zyrtare në Zvicër, u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u takua me presidentin e senatit zviceran Alex Kuprecht, raporton Albinfo.ch.
Sipas njoftimit të zyrës së Osmanit, përveç se u rikonfirmua raporti i shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës e Zvicrës, në këtë takim u potencua fakti se për krijimin e raporteve Kosovë-Zvicër ka kontribuar dukshëm edhe diaspora.
“Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e bashkëpunimit me Zvicrën në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit, si bazë për konsolidimin e shtetndërtimit, por edhe funksionimit të suksesshëm të shtetit. Konstatuam se një punë serioze në këtë drejtim, përveç se ndikon në përmirësimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës, është edhe mesazh i suksesit ndaj miqve e aleatëve tanë”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se Kuprecht konfirmoi se Zvicra do të angazhohet gjithmonë për Kosovën, gjersa u diskutua për mundësitë që ekzistojnë drejt tërheqjes së investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, fuqizimit të grave dhe krijimit të vendeve të punës për të rinjtë.
“Takimet e sotme shënojnë hapa të rëndësishëm drejt arritjes së këtyre objektivave”
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









