Kosova
Osmani shprehet optimiste me raportin e Komisionit Evropian
"Kosova formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi"
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pak më parë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Me këtë rast, presidentja e vendit ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet shtetëror i Kosovës. Në këtë drejtim, ajo ka përmendur hapat konkret të ndërmarra nga institucionet vendore për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Ajo ka thënë se Republika e Kosovës formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ambasadori Szunyog ka theksuar se raporti i sivjetëm njeh progres të përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në sundimin e ligjit, si në krahasim me vitin e kaluar ashtu edhe me vendet e rajonit, raporton rtklive.com.
Ndërkaq në temën e reformave, presidentja Osmani ka folur mbi vullnetin e institucioneve të Republikës për ta vazhduar punën intensive në luftim të krimit dhe korrupsionit, dhe ka deklaruar vendosmërinë për fuqizim të sundimit të ligjit në të gjitha sferat.
Ajo po ashtu ka potencuar se “në kuadër të kompetencave kushtetuese do të jetë garantuese e realizimit të këtyre prioriteteve, ashtu siç ka qenë edhe deri më tash”.
Ndryshe, Komisioni Evropian në raportin e sotëm të progresit, ka përsëritur qëndrimin i mëparshëm, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndërsa kërkohet që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








