Kosova
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs në Dallas të Teksasit, ku pati rastin t`u drejtohet përfaqësuesve të bizneseve amerikane, nga të cilët kërkoi investime në vendin tonë. Osmani ritheksoi edhe një herë se Kosova është shteti më proamerikan në botë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalimit të saj, presidentja Osmani theksoi përparësitë konkurruese të Kosovës, duke përfshirë fuqinë punëtore të re dhe të kualifikuar, normat tatimore miqësore për investitorët dhe pozitën gjeografike strategjike që shërben si një portë në mes të Lindjes dhe Perëndimit.
Ajo nënvizoi mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës për marrëdhëniet e saj të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar Kosovën si shtetin më proamerikan në botë. Osmani shoqërohej nga një delegacion i bizneseve kosovare dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Delegacioni i bizneseve ka marrë pjesë edhe në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë, për të eksploruar mundësitë e shumta për bashkëpunim ekonomik që ofrohen në Afrikë.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, elaboroi më tej mundësitë për investime në Kosovë.
Zeka theksoi qasjen e vendit në tregje më të mëdha, afërsinë me portet detare, kostot e ulëta operacionale, valutën e qëndrueshme, mekanizmat efektivë të mbrojtjes së investimeve dhe rrezikun e ulët politik. Ai përshkroi sektorët potencialë të investimeve, duke përfshirë energjinë, minierat, përpunimin e ushqimit, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, menaxhimin e mbetjeve, turizmin dhe modën.
Tryeza ofroi një platformë për bizneset kosovare që të ndërveprojnë me bizneset amerikane dhe të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit, për lidhje më të mëdha ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për pritjen e ngrohtë dhe diskutimet e frytshme në tryezën e rrumbullakët, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e prosperitetit ekonomik për të dyja shtetet.
Delegacioni i bizneseve i është bashkuar presidentes Osmani edhe në vizitën tek prodhuesi amerikan i helikopterëve “Bell”, ku përfaqësuesit e kompanisë ofruan informata për fluturaket e tyre, derisa ata të kompanisë amë, Textron Systems, prezantuan gamën e automjeteve të blinduara, një pjesë e të cilave tashmë janë në flotën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












