Kosova
Osmani: Fokusi im është rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në biznes
Së fundmi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se fokusi i saj është që të rrisë pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në biznes, përcjell albinfo.ch.
Këto deklarime, Osmani i bëri në ditën e tretë të Forumit të Biznesit në Kosovë, duke shtuar se rrugëtimi i grave në biznes është duke u përballur me sfida të ndryshme, andaj edhe kërkoi që të krijohet një mjedis në mënyrë që grave të mos ju duhet që të zgjedhin mes punës dhe familjes.
“Më vjen mirë që po e fillojmë këtë ditë së bashku dhe mendoj që në mesin tuaj ka një forcë shtytëse e pozitive. Natyrshëm se fokusi im është tek pjesëmarrja e grave dhe vajzave në biznes”, ka thënë ajo.
Sipas saj, përfshirja e barabartë është çelësi kryesore për zhbllokim e parakusht për mirëqenien e përbashkët.
“Kur gratë janë aktive në shoqëri vet shoqëritë përparojnë, bota po përjeton ndryshim e në krye të saj janë vet gratë. Rruga drejtë barazisë gjinore është e gjatë dhe duhet të luftohen vazhdimisht steriotipet e paragjykimet”, ka theksuar Osmani.
Tutje, presidentja Osmani u shpreh se gratë janë shumë më shumë se kaq, burim i energjisë transformuese, “e që po dëshmohet edhe përmes lidershipit përmes organizatave, startup-ve e megjithatë rrugëtimi i tyre është plotë sfida, me jo balancë mes jetës private e asaj profesionale”.
“Oraret fleksibile të punës, përkujdesjen ndaj fëmijëve përmes çerdheve, krijimi i mjedisit ku gratë nuk duhet të zgjedhin mes jetës profesionale dhe asaj private sepse mund ti kenë të dyjat”, ka deklaruar Osmani.
Astrit Panxha, themelues i Forumit të Biznesit Kosovar, ka thënë se gratë në Kosovë punojnë shumë por nuk reflektohen në statistika te vendit, andaj është detyrë që të punohet së bashku.
“Ne duhet të ndërtojmë fabrika, mirëpo bashkë më to edhe kopshte e shkolla të reja pasi shumë gra nuk kanë ku ti lejnë fëmijët e tyre, gratë punojnë shumë por nuk reflektohen në statistika te vendit. Ekzistojnë një vend në parajsë për burrat që nuk i pengojnë gratë pasi ato nuk duhet të fuqizohen nga burrat e as të pengohen nga ta”, u shpreh Panxha.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












