Kosova
Osmani falënderon Trumpin: Kosova ndjeu garancinë amerikane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë sot në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes në kryeqytetin amerikan, pas ftesës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e disa liderëve botërorë dhe kishte si fokus çështjet globale të paqes dhe sigurisë.
Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani e falënderoi publikisht Presidentin Trump, duke theksuar rëndësinë e garancisë amerikane për Kosovën.
“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!”, u shpreh Presidentja Osmani përmes një postimi zyrtar.
Ky takim nënvizon angazhimin e Shteteve të Bashkuara në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe thekson raportet e ngushta midis Kosovës dhe SHBA-ve.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













