Kosova
Osmani: Askush nuk mund ta sfidojë paqen dhe lirinë tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e veshur me uniformë ushtarake si asnjëherë më parë, mbajti një fjalim para Forcave të Armatosura në Istog, përcjell albinfo.ch.
Gjatë fjalës së saj Osmani tha se lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk mund ta sfidojë më askush.
“PËR TË GJITHË ATA QË DUAN TË SFIDOJNË PAQEN E LIRINË TONË, T’UA KUJTOJMË EDHE NJË HERË NGA KËTU KU JENI RRESHTUAR NË MBROJTJE TË FLAMURIT DHE VENDIT TONË, SE NUK KA ASGJË QË ARRIN TA MUNDË VULLNETIN E NJË POPULLI PËR TË JETUAR I LIRË DHE I PAVARUR”.
Osmani i kujtoi Beogradit zyrtar se dëshira për liri i dha fitoren UÇK-së ndaj makinerisë ushtarake serbe.
E KEMI DËSHMUAR NË VITET 90-ta, KUR USHTRIA JONË ÇLIRIMTARE, EDHE PSE E PAKËT NË NUMËR NË KRAHASIM ME USHTRINË GJENOCIDALE E POLICINË SERBE, KISHTE VULLNETIN E SHPIRTIN LUFTARAK SHUMËFISHTË MË TË MADH, SEPSE ISHTE NË MBROJTJE TË ATDHEUT. PIKËRISHT KY SHPIRT LUFTARAK NË MBROJTJE TË SHTËPISË SONË TË PËRBASHKËT, TË KOSOVËS, REZULTOI ME LIRINË QË E GËZOJMË SOT E TË CILËN DO TA MBROJMË ME ÇDO KUSHT E ÇDO MOMENT.
Presidentja Osmani nënvizoi më tej se synimi Forcave të Armatosura është modernizimi, rritja e buxhetit për mbrojtjen si dhe anëtarësimi në NATO.
Ajo falënderoi edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë mbështetur krijimin dhe modernizimin e ushtrisë së Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









