Lajme
Organizime grupore në diasporë për të ardhur e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit
Derisa po afron dita e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë, numri i bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë e që duan të votojnë në këto zgjedhje duket të jetë i madh, duke u nisur edhe nga të dhënat për regjistrimet, raporton Albinfo.ch.
Nisur nga interesimi, ka shumë bashkatdhetarë që tashmë kanë nisur organizime grupore të udhëtimeve për të votuar në këto zgjedhje.
Disa mërgimtarë nga Tërnoci i Madh, me vendbanim në Bernë, kanë njoftuar se sigurojnë udhëtim falas me autobus për në Kosovë për të gjithë ata që duan të votojnë më 14 shkurt, shkruan tutje Albinfo.ch.
“Autobusi niset nga Zvicra, duke mbledhur udhëtarët në qytetet e Zvicrës.
Linja rrugore:
Zvicër-Kroaci-Mal i Zi-Shqipëri-Kosovë”, thuhet në një njoftim në Facebook.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













